Surroi: Jashtë dhuna nga politika, pushtet a opozitë

Surroi: Jashtë dhuna nga politika, pushtet a opozitë

13 maj 2017 10:50

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi ka reaguar për sulmi e mbrëmshëm ndaj ish-gazetares Arbana Xharra që gjatë kësaj jave ka aderuar në PDK.

Sulmin e konsideroi të pa arsyeshëm, e sidomos ndaj një gruaje.

Shkrimi i plotë i Veton Surroit:

Nuk ka arsyetim për sulmin kundër Arbana Xharrës. Nuk ka mospajtim, politik a personal , që zgjidhet me sulm, posaçërisht jo ndaj një gruaje.
Ky sulm është pjesë e një mendësie të shtetit të kapur, që di se nuk do të ndëshkohet nga shteti i së drejtës, sepse ai shtet nuk ekziston.
Viktimë janë të gjithë qytetarët, të paparti, në opozitë a në pushtet . Dje kjo mendësi u përpoq ta gjejë Dardan Molliqajn, sot kjo mendësi ka gjetur Arban Xharrën.
Jashtë dhuna nga politika, pushtet a opozitë!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme