Arbëri

Nisma i hakmerret Bytyqit, kërkon nga Haradinaj shkarkimin e tij

Foto: Koha

Nisma Socialdemokrate i ka drejtuar kërkesë kryeministrit Ramush Haradinaj që ta liroi nga detyra, ministrin në dorëheqje të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.

Këtë e kanë konfirmuar për “Kohën Ditore”, burime brenda kësaj partie. Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim nga Qeveria e Kosovës nëse kanë pranuar një kërkesë të tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ministri Bytyqi në një përgjigje me shkrim ka thënë për Kohën Ditore se nuk ka ndonjë informatë zyrtare rreth kësaj çështje.

Bytyqi më 26 gusht u largua nga partia Nisma Socialdemokrate duke e akuzuar këtë parti për përzierje në arsim. Një ditë më parë, bashkë me shefin e kabinetit të tij, Baton Dushi i janë bashkuar Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD).

Zyrtari i Nismës, Isa Xhemajlaj, të martën në Interaktiv të KTV-së deklaroi se Bytyqi kishte lëshuar akuzat dhe kishte dhënë dorëheqje nga Nisma “pasi mori mazën”.