Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, mësohet se është rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në orët e para të së shtunës.
Dëshmitarët kanë thënë për Koha.net se ajo është parë në QKUK dhe se dukej në gjendje të rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kanë sjellë në emergjencë tërësisht të mbuluar”, ka thënë ky dëshmitar për Koha.net.
Motivet për këtë sulm ndaj Xharrës tash për tash mbeten të paqarta.
Xharra ka qenë kryeredaktore në të përditshmen Zëri, ndërsa këtë javë ka aderuar në PDK-në e Kadri Veselit.