Arbëri

Mogherini: Kemi një interes të qartë për ta sjellë Ballkanin Perëndimor në BE

Tiranë, 2 shtator – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit të BE-së, Federica Mogherini u shpreh sot në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së se “jemi të qartë për të sjellë Ballkanin Perëndimor në BE”.

“Ne kemi një interes të qartë për ta sjellë Ballkanin Perëndimor në BE. Në dobi të të gjithëve ne. Tani është koha që të jemi të mençur: nëse nuk e bëjmë, do të pendohemi shpejt”, deklaroi Mogherini, duke iu drejtuar ambasadorëve të BE mëngjesin e sotëm në fillim të konferencës së tyre vjetore/ATSH.