Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LB-ja e Muratit në negociata për koalicion me PDK-në, AAK-në e VV-në

Lëvizja për Bashkim, që drejtohet nga Valon Murati, ende nuk ka vendosur nëse në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në qershor do të vazhdojë koalicionin me PDK-në, apo do të ndërroj partner.

Burime të portalit Koha.net brenda LB-së, thonë se kryetari Murati dje është takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, ndërsa sot ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për shkak të historisë dhe bashkëpunimit, gjasat janë që të vazhdojë koalicioni me PDK-në. Por nuk përjashtohet mundësia që një koalicion parazgjedhor të arrihet edhe me AAK-në e Haradinajt”, i ka thënë Koha.netit ky burim.

Sipas të njëjtit, LB-ja ka marrë ofertë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por pikërisht për shkak të mënyrës se si ishin prishur raportet mes këtyre dy subjekteve politike, një koalicion parazgjedhor mes tyre ka më pak gjasa të ndodhë.

Lëvizja për Bashkim, në zgjedhjet e kaluara ka qenë pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK-në që drejtohej nga Hashim Thaçi, ndërsa qe përfaqësuar në Kuvend me deputetin Raif Qela dhe në Qeveri me Valon Muratin që drejtonte Ministrinë e Diasporës.