Arbëri

Vuçiq: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që "të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve", transmeton Rel.

Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”.

Vuçiq paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë.