Lumezi kërkon më shumë angazhim nga prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Lumezi kërkon më shumë angazhim nga prokurorët në luftën kundër korrupsionit

12 maj 2017 15:45

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, si dhe me prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, njofton kumtesa nga Prokuroria e shtetit, transmeton Koha.net.

Ata kanë diskutuar lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën e tyre.

Po ashtu, gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar për mënyrën e ndarjes së lëndëve për prokurorët.

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se lëndët duhet të ndahen në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e cila e përcakton mënyrën për ndarjen e lëndëve për prokurorët, si dhe këto rregulla duhet të zbatohen nga të gjithë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të angazhohen më shumë për rritjen e efikasitetit të tyre në luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që seancat gjyqësore të përfaqësohen prej tyre në mënyrë të denjë, si dhe aktakuzat e ngritura nga ta të mbrohen me vendosmëri të madhe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme