Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në largim, Hykmete Bajrami, mori pjesë në sesionin informues të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Projekti “Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP) projekt ky i financuar nga BE, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
sesione informuese kanë për qëllim informimin mbi programin mbështetës përmes të cilit projekti ICEP do t’iu ofrojë këshillime profesionale për rritjen e eksportit rreth 30 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalën e saj, ajo theksoi angazhimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në fuqizimin e NVM-ve si gjenerues të vendeve të punës dhe rritjes së eksportit. Bajrami falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët kanë mbështetur në vazhdimësi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në projekte të ndryshme që kanë ndikuar në përmirësimin e të gjitha shërbimeve të cilat ofrohen për ndërmarrjet kosovare.
Bajrami theksoi rëndësinë e projektit “Rritja e konkurueshmërisë dhe promovimit të eksportit,” përkatësisht programit për zhvillimin e ndërmarrjeve i cili është ua mundëson ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të vendit marrjen e asistencës dhe këshillave në mënyrë që të rrisin aftësinë konkurruese dhe të eksportit.