Arbëri

Gecaj i LDK-së i quan mjeshtër të dredhisë Thaçin e Veselin

Descriptive Text

Bajram Gecaj, këshilltar politik i kryeministrit në largim Isa Mustafa, në një postim në facebook, ka akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për uzurpim pushteti, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se kjo dyshe po e do qeverisjen e plotë të vendit duke e quajtur atë mjeshtre të dredhisë e të mashtrimit.

Ky është postimi i Barjam Gecajt:

“Na nevojitet një dinamizëm më i madh në qeverisje”, po thonë përfaqësues të PDK-së. Po kush bre ua ndali atë dinamizëm gjatë këtyre viteve të bashkëqeverisjes, por edhe atyre të mëhershmëve. Kësaj pune britanikët i thonë “spinning the truth” (dredhje e së vërtetës), dhe këtë atje e bëjnë ekspertët e quajtur “spin doctors” (doktorët/ustahët e dredhisë), e te cilët janë profesionistë të së ashtuquajturës “dyfytyrësi” në politikë! Si duket përfaqësuesit e PDK-së kanë marrë kurse të tilla, pasi që gjithë pa përjashtim mundohen t’i hedhin hi syve popullit me fraza boshe dhe me rrena të pa kulluara. Brengosëse për qytetarët e Kosovës duhet të jetë tendenca që për herë të parë po tentohet që një parti të fus nën kontroll të plotë tërë qeverisjen në vend, duke “uzurpuar dinakërisht” të dy funksionet kyçe pushtetare në vend (presidentin dhe kryeministrin) – diktaturë me dy profile të një fytyre (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli). Por jam gjithashtu i sigurt se populli i Kosovës nuk do të lejoi që vendi ynë të ecën drejt një autokracie të tillë, porse të tillëve do t’u japi një shpullë të fortë që ta mbajnë mend kohë të gjatë.