Arbëri

Resul Sinani i bashkohet AAK-së

Descriptive Text

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ish-anëtari i Nismës Socialdemokrate, Resul Sinani i është bashkuar partisë së tij.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.