Arbëri

Kuvendi ratifikon Marrëveshjen IPA 2018

Kuvendi ka miratuar Marrëveshjen IPA 2018 me 103 vota pro, nga po aq deputetë që ishin në sallë.

Sot Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

EPIK tregon se çfarë përfiton Kosova nga 90.5 milionë euro në IPA 2018

Me këtë rast Kosova ka përfituar mbi 90 milionë euro nga Bashkimi Evropian, transmeton Koha.net.

Kjo marrëveshje parasheh financimin e reformave në avancimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, mjedisit, energjisë, arsimit, dhe punësimit.

MIE thot se kjo marrëveshje e pritet të hyjë në fuqi më së largu deri më 31 dhjetor 2019.