Arbëri

Në Merdar vazhdojnë pritjet e gjata për dalje nga Kosova

Foto: Koha

Mërgimtarët edhe këtë të enjte po përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Merdar, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona është e gjatë një kilometër.

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.