Arbëri

Mustafa flet për takimet me Ahmetin e Limajn, tjerë s’kishte ftuar

Descriptive Text

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për takimet e sotme që pati me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.

Mustafa ka thënë në Facebook se takimet e sotme konsideron se “janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme”.

Pak orë pas takimit që Mustafa pati me Ahmetin, partia e këtij të fundit nënshkroi koalicion parazgjedhor me AAK-në.

Mustafa më tej ka thënë se sot është takuar vetëm me ata që i ka ftuar dhe se s’kishte ftuar liderë të partive të tjera.

“Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të këtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar. Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar ai në Facebook.