Thaçi për zgjedhjet: Synojmë një proces të ndershëm, demokratik e të pranuar nga të gjithë

Thaçi për zgjedhjet: Synojmë një proces të ndershëm, demokratik e të pranuar nga të gjithë

11 maj 2017 17:23

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, edhe përmes profilit të tij në Facebook ka bërë publik vendimin që ka marrë, siç ka thënë pas konsultave me përfaqësues të partive politike si dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të jetë 11 qershor 2017.

“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që, si gjithmonë, të jenë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve. Nga partitë politike kërkojmë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka thënë Thaçi.

“Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme