Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani po qëndron për një vizitë në Kosovë. Ai është prit me një ceremoni shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi të cilit i ka ndarë mirënjohjen “Urdhëri i lirisë” nga Kosova.
Thaçi, ka vlerësuar punën e Nishanit për popullin shqiptar dhe angazhimin e tij për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faktori i brendshëm, politik duhet ta ndihmoj procesin integrues të Kosovës dhe Shqipërisë, duhet te kemi institucione demokratike. Rruga e Shqipërisë është me afër, Kosova ka përmbyllur suksesshëm implementimin e kritereve për viza”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ndryshe është përfolur edhe si krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.
Ndërsa Presidenti Bujar Nishani ka thënë se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian.
“Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike”, ka thënë Nishani në një konferencë për media.