Arbëri

Ambasadori gjerman i quan të rrezikshme deklaratat për ndryshim kufijsh

Descriptive Text

Beograd, 11 maj – Të gjitha deklaratat që kanë për qëllim ndryshimin e kufijve në Ballkan janë të rrezikshme dhe të padobishme. Gjermani ato nuk i pranon dhe këtë e themi haptas dhe ky është edhe pozicioni i BE-së. Kështu citohet të ketë thënë ambasadori gjerman në Beograd, Axel Dittmann, transmeton Koha.net.

Ambasadori Dittmann kështu iu ka përgjigjur pyetjes së gazetës “Veçenje novosti” se si i komenton ai deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe të kryetarit të Preshevës, Januz Musliu, rreth projektit të Shqipërisë së madhe.

Dittmann është shprehur se pajtimi mbetet sfidë e rëndësishme dhe domethënëse në rajon, ndërsa ka shtuar, sipas medieve serbe, se Serbia në këtë pikëpamje ka ndërmarrë iniciativë të rëndësishme dhe se Berlini e sheh si vend qendror dhe faktor stabiliteti.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët të ulin retorikën verbale. Tani është momenti që të ecet më tutje dhe të ulen tensionet”, ka thënë ambasadori gjerman, përcjell Koha.net.

e përsëris, është e vërtetë se disa deklarata nuk kanë qenë të dobishme. BE ka reaguar ndaj tyre. Por, nëse vazhdon komentimi i komenteve atëherë hyhet në spirale të pafundme”, është shprehur ai.

Ai ka shfaqur shpresën se së shpejti do të vazhdojë dialogu i Beogradit me Prishtinën dhe se do të bisedohet për çështjet e hapura, ndër të cilat edhe për formimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe.