Arbëri

Sot më freskët, pasdite pritet të bjerë shi

Foto: Koha / ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë vapa afrikane do të fillojë të zmbrapset më në jug të rajonit, me afrimin e një turbullire nga Atlantiku, që pritet të kalojë orëve të pasdites.

Pasdite dhe në mbrëmje, në Kosovë pritet të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

Nga dita e enjte masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat për 10C deri 15C nga ditët e kaluara, e priten mundësi për riga lokale shiu, transmeton ksp.

14.08.2019 - Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë gjatë ditës nga verilindja 5-15m/s. Indeksi UV: 8.

15.08.2019 - Freskët. Kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 3.