Arbëri

Ivanoviq i rikthehet politikës, me Vuçiqin flet për AKS-në, dialogun e Brukselit...

Descriptive Text

I akuzuari për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe në vitin 2000, i cili pas një dënim 9 nëntë vjet me burgim, po mbrohet në liri, me gjasë po i kthehet sërish politikës, transmeton Koha.net.

Kryeministri aktual i Serbisë dhe presidenti i ardhshëm i këtij vendi Aleksandar Vuçiq është takuar sot me të në Beograd. liderin e Iniciativës qytetare Oliver Ivanoviqin, transmeton Koha.net.

Vuçiq me Ivanoviqin, lider i Iniciativës qytetare SPD, siç njofton b92, ka folur për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, për situatën politike në Kosovë, për të ardhmen e dialogut në Bruksel dhe për procesin gjyqësor ndaj tij në vitin 2016.

është akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000. N ndërkohë, pas dënimit me 9 vjet burgim nga një gjykatë e EULEX-it, po mbrohet në liri.

Sipas këtij portali serb,ata janë pajtuar se formimi i Asociacionit të Komunave serbe duhet të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe, siç kanë thënë, ai është hapi më i rëndësishëm në përkrahjen e interesave vitale kombëtare të popullit serb e të ruajtjes së paqes e stabilitetit në Kosovë.

Ata kanë folur edhe për mënyrat e mundshme e përkrahjen që Serbia do të ofrojë për përparimin ekonomik të serbëve në atë që portali Kosovën e quan krahinë jugore të Serbisë.

Ivanoviq ka vlerësuar se situata politike në Kosovë është jostabile dhe e tensionuar, sepse, tha ai, partitë e saj politike janë në konflikt të përhershëm dhe të ndërsjellë.

"Qeveria e Kosovës nuk ia doli ta procedojë asnjë ligj të rëndësishëm dhe kjo bëri që të bjerë Qeveria e nervozizmin e shton edhe më fakti se dialogu në Bruksel është proces që do të zgjasë shumë", citohet të ketë thënë Ivanoviq.