Arbëri

Pacolli uron Kurban Bajramin

Ministri i Jashtëm në detyrë dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të përcjellë urimet për festën e Kurban Bajramit.

Ai uroi që kjo festë të jetë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë mes njerëzve.

“Urime nga zemra dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit. Paqja, mëshira dhe begatia e Zotit qofshin me gjithë ju dhe familjet tuaja. Le të jetë kjo festë motiv shtesë për përforcimin e besimit, dashurisë dhe harmonisë tonë”, shkroi ai.