Arbëri

Haziri PDK-në nuk e sheh partner të ardhshëm

“Kur është interesi karshi LDK-së dhe për LDK-në diçka i bën të gjithë bashkë”, thotë nënkryetari i këtij subjekti Lutfi Haziri për votat e bashkuara që çuan te rrëzimi i qeverisë në krye me Isa Mustafën.

Haziri thotë se rivaliteti me PDK-në ka ekzistuar gjithmonë saqë ka shkuar edhe në armiqësi. Partneriteti i fundit me ta ishte për hir të vendit dhe në dobi të vendit.

“Kemi dashtë me dhënë kontribut, ambient politik dhe paqësor”, ka thënë ai.

“Pas 13 vjetëve zotëri Veseli e ka kthyer etapën prej partneritetit në rivalitet”

Haziri thotë se pa marrë parasysh që LDK nuk ishte në qeverisje, ajo dha kontribut të jashtëzakonshëm në periudhat kryesore e historike të vendit.

Dy vjet e gjysmë qeverisje e LDK-së sipas tij ishte rezistim karshi skenarëve dhe konspiracioneve politike.

PDK-në nuk e sheh si partnerë të mundshëm në të ardhmen ndonëse për këtë thotë se partia shpejt do të dalë me qëndrime zyrtare.

Ai nuk tërheq vija të kuqe duke theksuar se fillimisht duhet të bisedohet me kryesinë e partisë.