Fajësimi për mungesë vendimmarrje nuk duhet t’i atribuohet kryeministrit në largim Isa Mustafa. Kjo sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri duhet t’i adrsohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Tendencat e PDK-së për të marrë edhe postin e kryeministrit, Haziri i sheh si të paarritshme. Ai thotë se Kosova nuk e duron një udhëheqje të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaziri në Rubikon të KTV-së foli për takimet e fundit që kanë mbajtur me PDK-në. Sipas tij, insistimi i tyre që zgjedhjet të mbahen në qershor janë interes tërësisht politik.
“Është filluar me opsionin e zgjedhjeve të hershme dhe ky opsion ka gjeneruar se kur dhe si. Fillimisht është thënë që nuk jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje, pastaj është përshpejtuar dinamika e vendimmarrjes vetëm për qershor”, ka thënë Haziri.