Arbëri

LDK nuk përjashton mundësinë e koalicionit të sërishëm me PDK-në

Ka dalë e ka hyrë në sallën e Kuvendit shumë herë gjatë ditës, kryeministri në largim, Isa Mustafa, raporton KTV.

Nuk ka pranuar të flasë për rrëzimin që i është bërë nga votat e partnerit të vet të koalicionit, PDK-së, parti me të cilën LDK-ja nuk e ka përjashtuar përsëri mundësinë e një koalicioni.

Megjithëkëtë, iniciuesit e mocionit, partitë opozitare, e kanë vlerësuar këtë si sukses, derisa kanë vendosur edhe vija të kuqe se me kë nuk dëshirojnë të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se për gjithçka vendosin organet e brendshme të partisë, por kanë përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me PDK-në dhe me Isa Mustafën.

Që nga vera e 2015-ës, legjislatura e 5-të e Kuvendit ka qenë më shumë jofunksionale se që ka kryer punët, për çka qytetarët e kanë votuar.

Ngecja kishte nisur me nënshkrimin e dy marrëveshjeve nga qeveria, asaj për Demarkacion me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe me Serbinë.