Të gjitha ato që ndodhën sot në Kuvend për ta larguar Kryeministrin

10 maj 2017 19:06

Me shumë disponim, nisën të hyjnë në sallën plenare deputetët e LDK-së.

Nga atmosfera dukej se ata nuk e merrnin seriozisht mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga shefi i tyre i partisë Isa Mustafa.

Në sallën plenare bashkë me vartësit e tij, deputetët e LDK-së dhe opozitës pritën për më shumë se 30 minuta kreun e PDK-së e të Kuvendit Kadri Veseli bashkë me deputetët që tashmë kishin marr vendimin, mbështetjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Nisma si inicuese e mocionit ka dhënë arsyet pse duhet përkrahur iniciativa e tyre ndërsa Isa Mustafa e ka quajtur mocion që i ndihmon atyre që janë të lidhur me krimin e korrupsionin. Këtu nisi edhe lufta me deklarata ndërmjet miqve të vjetër. Më vonë deklaratat nisin të nxehen edhe më shumë.

Anton Çuni i LDK-së i thotë kreut të Kuvendit se vendin e ka në burg, ndërsa Ganimete Musliu i kërkon Çunit të sqarohet nëse është dëshmitar në Gjykatën Speciale. Pas më shumë se 4 orë debati mocioni hedhet në votim ku i merr 78 vota të deputetëve 34 kundër ndërsa 3 abstenime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme