Arbëri

Abrashi thotë se dallimet brenda LDK-së janë të vogla përballë punëve që i presin

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se sot në Kuvendin Zgjedhorë, LDK-ja vulosi besimin dhe i dha mbështetje kryetarit Isa Mustafa.

Ai thotë se ku Kuvend ishte unifikues e përbashkues.

Abrashi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët të cilët sipas tij, vazhduan të kenë besim tek ta pavarësisht disa problemeve të vogla, të cilat thotë se dolën gjatë rrugëtimit.

Ai tutje shton se nuk është koha për të festuar dhe se puna drejtë një qeverisje të re, është beteja e tyre.

“Sot fitorja nuk është vetëm e LDK-së. Është e gjithë Kosovës, por nuk kemi vend për të festuar. Është koha për punë, drejtë një Qeverisje të re. Kjo është beteja e jonë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kriza socio-ekonomike po kërcënon stabilitetin dhe shanset e çdo qytetari të Kosovës për një të ardhme me të mirë.

Ai thotë se sot është koha e bashkimit të forcave të LDK-së për një fitore të vërtetë, një procesi të vërtetë politik, një fitore mbi papunësinë, një fitore e zhvillimit ekonomik.

“Dallimet midis nesh janë të vogla përballë punëve që na presin”, thotë ai.