Videodeklarata e kryeministrit aktual dhe presidentit të ardhshëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker në lidhje me projektin për “unifikimin e shqiptarëve” në Shqipëri, Kosovë dhe në Diasporë, është bllokuar në YouTube, transmeton Koha.net.
Sipas medieve serbe, videodeklarata e kryeministrit për portalin Sputnjik është bllokuar pas 19.319 shikimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiq e akuzonte Walkerin si lobist shqiptaromadh dhe shkaktar të bombardimeve që iu bënë Serbisë nga NATO më 1999, pas “mashtrimit me rastin e Reçakut”, transmeton Koha.net.
“Lëre që ka bashkëpunuar me Shqipërinë, lëre se ishte i angazhuar nga Agjencia Amerikane Informative. A është e mundur se ti, njeriu që na flisje se je neutral dhe objektiv, tash angazhohet për Shqipëri të madhe? Pastaj thua se ke zgjidhje! Prapë kështu po na kërcënohesh? Mos na kërcëno më!” tha Vuçiq.
Në sqarimi theksohet se “regjistrimi përfshin përmbajtje të partnerit (Merilin) KVZ Digital, i cili e ka bllokuar në përputhje me të drejtat e autorit”. Por, “Sputnjik” pohon se i gjithë materiali është i tij.