Arbëri

Isa Mustafa shpresa e LDK-së

Foto: Ilustrim

Isa Mustafa me shumë shanse do të vazhdojë të drejtojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, në një fazë ku përplasjet e brendshme kanë vënë në dyshim unitetin brenda saj. Mbështetja për Mustafën është konfirmuar në ditën kur Kryesia e kësaj partie ka mbajtur mbledhjen parapërgatitore për Kuvendin Zgjedhor, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtari i kësaj partie, Visar Berisha, që është djali i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, ka thënë se Mustafa do të mbetet kryetar, me përkrahjen dërmuese të partisë.

“Isa Mustafa mbetet kryetar i LDK-së! As marrëveshja e për pasojë as dakordësia për të pjesëtuar pushtete nuk zgjedh kryetar. Atë e zgjedh vetëm bindja e lirë e secilës ndërgjegje. Kurrkush nuk mundet me vendos atë liri në kornizën e pak duarve. Sot i është kërkuar z. Mustafës nga pjesa dërmuese e lidershipit të LDK-së që ai te mbetet kryetar. Nesër do të jenë përfaqësuesit e degëve, që siç po shihet do t'ia kërkojnë të njëjtën gjë. Kaq”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është mbajtur të martën. Pas tri orë diskutimesh, nga zyrtarët e partisë është thënë se nuk është vendosur ende për një kandidat konsensual për kryetar. Konsultimet për këtë çështje, sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, do të vazhdojnë deri në ditën e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)