Arbëri

Zgjedhjet e reja, pas 30 deri në 45 ditësh

Kuvendi i Kosovës, me 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, votoi mocionin e propozuar nga Nisma për Kosovën, e përkrahur nga AAK dhe Vetëvendosje, për rrëzim të Qeverisë së Kosovës.

Për rrjedhojë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Me Ligjin për Zgjedhjet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje nga 30 deri në 45 ditë, më së largu, e që i bie më 11 qershor, eventualisht më 18 të po atij muaji.