Arbëri

LDK-ja mbledh Kryesinë, dy ditë para zgjedhjeve të brendshme

Descriptive Text

Kjo javë është e rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ashtu si të gjitha partitë e tjera që janë mobilizuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, njëjtë ka ngjarë edhe me LDK-në.

Mirëpo, të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin e përgjithshëm të saj, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri.

Sot LDK-ja ka ftuar në një mbledhje Kryesinë aktuale e cila do të takohet në orën 13:30.

Mbledhja do të kryesohet nga kryetari Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së

Kujtojmë se ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të garojë përsëri për kryetar të LDK-së.

Emrat e kandidatëve të tjerë do të bëhen të ditur ditën e mbajtjes së kuvendit të LDK-së.