Arbëri

Katër orë pritje në Merdare për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata janë formuar në dy anët e pikës kufitare në Merdare.

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 4 orë.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë, në pikën kufitare në Merdare, pritet deri në 1 orë e 40 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, gjendja është më e mirë - pritjet më të gjata arrijnë deri në 20 minuta.