Arbëri

Daçiq politikanët shqiptarë i quan rrenacakë dhe rrezik për paqen

Ivica Daçiq, tha sot se politikanët shqiptarë përbëjnë kërcënimin kryesor për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë dhe se BE do të duhej ta kuptonte këtë, transmeton Koha.net.

ërkesës së portalit të Brukselit, Eurocativ, që të komentojë deklaratën e shefit të diplomacisë së osovës, Enver Hoxhajt, sipas të cilës “Shqipëria e madhe nuk janë fare në agjendën e shqiptarëve” por përfaqësojnë “përhapjen e frikës nga Beogradi”, shefi i diplomacisë serbe e quajti këtë “plotësisht absurde”.

“Deklaratat e koordinuara të Edi Ramës (kryeministrit shqiptar) dhe Hashim Thaçit (president i Kosovës) dhe të Januz Musliut (kryebashkiak i Bujanovcit) tregojnë se “Shqipëria e madhe” është qëllim primar i të gjithë shqiptarëve”, është përgjigjur Daçiq.

“Më vjen shumë keq që evropianët dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE-ja, e cila Ballkanin Perëndimor e ka fqinj të drejtpërdrejtë, nuk reagojnë ndaj faktit se politikanët shqiptarë përbëjnë kërcënimin më të madh për paqe e stabilitet jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë”, ka thënë ministri serb, deklaratë që të kujton pohimet e shefit të tij të dikurshëm, Sllobodan Millosheviqit, i cili në fakt i vuri zjarrin Ballkanit.

Daçiq i ka thënë Euroactivit se jemi dëshmitarë “edhe të një përpjekjeje si më 1998, kur promotorët e Kosovës pohonin se Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ka themeluar policia e fshehtë serbe”.

“Fatkeqësisht e gjithë bota dhe bashkësia ndërkombëtare aso kohe u besonte (pohimeve të tilla) dhe Serbia u bombardua që nuk ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Shpresoj shumë se sot nuk do t’u besojnë rrenave të politikanëve kosovarë dhe t’i marrin për të vërteta”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.