Arbëri

Veseli takon kryesitë e degëve, kërkon mobilizim për zgjedhje

Descriptive Text

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar takim me kryesitë e degëve, ku ka diskutuar rreth mobilizimit të PDK-së për zgjedhjet nacionale.

Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se PDK ka pasur një proces të brendshëm zgjedhor nga i cili kjo parti është fuqizuar më tutje për t’u ballafaquar me sfidat me të cilat po kalon vendi.

Ai theksoi se PDK është e gatshme që të hyjë në zgjedhjet nacionale, do të ofroj platformën më të mirë politike.

“Ne kemi kaluar nëpër një proces demokratik të brendshëm ku kemi zgjedhur strukturat tona dhe jemi të gatshëm për zgjedhje të reja dhe për çdo sfidë nëpër të cilat po kalon vendi dhe do të ofrojmë platformën më të mirë politike”, tha ai, thuhet në një njoftim për media.

Veseli shtoi se PDK është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe do të ofrojë platformën më të mirë politike për qytetarët, një platformë të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ndryshe, ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media ka potencuar se pas dorëheqjes së Qeverisë, zgjedhjet janë të pashmangshme.