Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reçakasit kundër ndryshimit të projektit të memorialit

Banorët e fshatit Reçak të Komunës së Shtimes kanë kritikuar Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për ndryshim të projektit të Kompleksit Memorial dhe të shtatores së William Walkerit në këtë fshat, ndërkaq Komunën e Shtimes për mosreagim dhe mosmbikëqyrje të këtij projekti.

Derisa për këtë projekt janë shpenzuar afro 200 mijë euro, Kryesia e fshatit Reçak nëpërmjet një shkrese zyrtare u është drejtuar Komunës së Shtimes dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale për riparimin e kompleksit derisa punimet nuk janë finalizuar me cilësi të dobët, ndërkohë që sipas banorëve tashmë është bërë edhe pranimi teknik i punimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Kryesisë, muri mbrojtës në këtë kompleks nuk është ndërtuar sipas projektit dhe kritereve, pastaj pllakat e mermerit janë vendosur me trashësi prej 2 cm, megjithëse sipas projektit është dashur të vendoseshin 4 cm.

Ndërkohë nuk është vendosur asnjë tabelë për ta kuptuar se cila firmë është duke e realizuar këtë projekt, në mënyrë që banorët të kërkojnë përgjegjësi nga pronarët e saj për ndryshim të projektit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.