Arbëri

Për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit, sot bllokohen disa autostrada

Federata e Çiklizmit të Kosovës nga sot do të realizojë garën ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”.

Gara fillon sot, më 26 korrik, dhe vazhdon më 27 dhe 28 korrik.

Policia e Kosovës njofton se Federata ka siguruar leje nga organet kompetente në vend dhe për këtë arsye do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.

Njoftimin e ka bërë edhe Federata, duke treguar se cilat autostrada do të bllokohen.

“Të premten deri të dielën, evitoni qarkullimin nëpër autostradat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

E premte (26 korrik) 

Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)

Shkabaj

Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)

Suharekë (rrethrrotullimi hyrje/dalje autostradë)

E shtunë (27 korrik)

Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)

Prishtinë

Hani i Elezit

E diel (28 korrik)

Hani i Elezit

Prishtinë

Trudë (kyçja e autostradës nga Podujeva)

Morinë (kufiri Kosovë-Shqipëri)