Arbëri

Sofra tradicionale bashkon në festë bashkatdhetarët para shtatores së Adem Jasharit

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari, ka theksuar se mbrëmë para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari në Skenderaj ka pasur festë në Sofrën tradicionale.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Pikërisht para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, që na mundësoi me sakrificën e tij të mblidhemi, të këndojmë e të festojmë në Sofrën tradicionale dhe këto ditë kur Skenderaj është mbushur plot jetë e gjallëri nga ardhja e bashkatdhetarëve tanë.

Kemi marrë për obligim dhe detyrë që me gjithë këto aktivitete pushimin në vendlindje t’ua bëjmë të këndshëm e të paharruar.