Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbijetesa e Qeverisë sot në test

Jetëgjatësia e koalicionit qeverisës do të vihet sot në test, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga grupet parlamentare - Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan sot Koha Ditore.

Për t’u konsideruar Qeveria e rrëzuar nevojiten mbi 61 vota të deputetëve. Një ditë para mocionit, kryeministri Isa Mustafa ka shtuar përpjekjet e fundit për ta mbajtur në jetë koalicionin qeverisës. Këtë synon ta bëjë duke përmbysur situatën me numra sa i përket marrëveshjes së demarkacioni, të cilën ka vendosur ta procedojë në Kuvend pas mocionit. Edhe pas takimit me deputetët e partisë së tij të mërkurën, në prezencë të ambasadorit amerikan dhe shefes së BE-së, LDK-ja përveç “unitetit” të proklamuar nuk ka treguar nëse janë siguruar votat pro demarkacionit. Diplomati amerikan ka takuar edhe kundërshtarët e demarkacionit brenda PDK-së. Megjithatë subjekti që drejtohet nga Kadri Veseli nuk ka dalë me qëndrim zyrtar sa u përket demarkacionit dhe mocionit të opozitës. LDK-ja që për dy vjet nuk arriti ta bindë një grup deputetësh për ta votuar demarkacionin, tani zyrtarë të saj kanë folur për përmbysje të situatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.