Arbëri

Kur të gjithë rendin pas uzurpimeve, në Tiranë një qytetar falë tokën për komunitetin

Nëse gjatë këtyre viteve të tranzicionit të gjithë rendnin se si të zaptonin hapësira publike, në kryeqytet ka nisur një mentalitet të ri.

Një shembull qytetarie vjen pikërisht nga Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet.

Ai ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës.

Falë këtij gjesti qytetarie, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km.

Por gjesti i tij shkon edhe më tej. Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj. E shembuj tillë të suksesit të këtij bashkëpunimi nuk mungojnë/atsh.