Arbëri

Ymeri: VAN-i u prish se AAK-ja nuk ishte kundër një koalicioni me PDK-në

Prishja e koalicionit opozitar u bë si pasojë e vullnetit të AAK-së që pas zgjedhjeve të ketë një bashkëpunim edhe me PDK-në, sipas kryetari të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Kjo ishte e papranueshme nga LVV.

Ymeri në Rubikon të KTV-së ka thënë se problemi kryesor ishte se AAK nuk ishte kundër një koalicioni të mundshëm me PDK-në.

“Mendoj që problemi kryesor mes nesh dhe veçanërisht të AAK-së, në partnerin e mundshëm të koalicionit paszgjedhor sepse AAK nuk ka qenë kundër një koalicioni me PDK”, ka thënë ai.

Ymeri nuk e përjashton një bashkëpunim me AAK-në pas zgjedhjeve.