Arbëri

Sonte në “Puls” debatohet për luftën kundër drogave

Foto: Ilustrim

1. Sa është numri i përdoruesve të varur nga substancat narkotike në Kosovë?

2. Cila janë substancat narkotike në tregun e Kosovës?

3. Cilat mosha janë përdoruesit më të mëdhenj të narkotikëve?

4. Kush janë fajtorët kryesorë pse fëmijët po zhyten në droga?

5. Sa janë të përgatitur policët për intervenim dhe njohje të substancave narkotike?

6. A janë të përfshirë policët në shpërndarje dhe trafikim, sepse është e pamundshme që të veprojnë kaq lirshëm trafikuesit?

7. A po heshten rastet e përdorimit të drogave nëpër shkolla fillore dhe të mesme nga mësuesit, arsimtarët dhe drejtorët, sipas policisë?

8. A ka përdorues droge që punon në polici?

9. Në cilat profesione janë përdoruesit më të mëdhenj të substancave narkotike?

Të ftuar janë:

Selami Shkodra - Zv. Ministër i Punëve të Brendshme

Bahri Shala- Drejtor i Drejtorisë kundër Drogave në Policinë e Kosovës

Safet Blakaj- OJQ “Labirinti”

Vebi Mujku - Ekspert i çështjeve sociale

Emisioni “Puls” transmetohet prej orës 20:00 në KTV dhe nga 21:40 në TV ARTA.