Arbëri

Hasani thotë se ka dyshime për skenar prapa ftesës së Speciales për Haradinajn

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate e që tash vonë aderoi në partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, ftesën e Gjykatës Speciale për këtë të fundit e ka quajtur të padrejtë.

Ai tutje ka shtuar se ka dyshime për skenarë prapa kësaj ftese.

Ai thotë se, qëndrimi i Ramush Haradinajt kundër ndarjes së Kosovës, vendosmëria për taksën ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnje e Hercegovinës e vendime të tjera të mëdha të tij na bëjnë të kuptojmë se ai është një burrshtetas.

“Veprimi i sotëm tregon se ai para interesave të pushtetit e ka dashurinë për Kosovën, për të cilën dha shumë. A ka vend për dyshime për ndonjë skenar? PO KA”, ka shkruar ai në Facebook.

Hasani thotë se, kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi, duke shtuar se pastërtinë e tij e ka dëshmuar edhe më herët.

“Me ty kryeministër Haradinaj”, ka shtuar ai.