Arbëri

Prokuroria Speciale heton emrat e kontrabandistëve të dyshuar në veri

Prokuroria Speciale është duke hetuar emrat e kontrabandistëve të dyshuar, të publikuar dy ditë më parë në Radio dhe Televizionin e Kosovës.

Prokurori special, Sylë Hoxha, përmes një deklarate dhënë për RTK-në, tha se ka kërkuar shtimin e numrit të policëve në pjesën veriore të vendit.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, njëherësh prokuror i rastit të aksionit policor kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri, Sylë Hoxha, ka thënë se policia ende nuk ka arritur t'i arrestojë të gjithë personat që i kanë pasur në listë. Ai shtoi se emrat e publikuar janë në listën e hetimeve dhe se sipas tij kjo listë është duke u zgjeruar për shkak se janë të involvuar edhe shumë persona të tjerë si zyrtarë policorë, doganierë e shkelës të tjerë të ligjit.

'I kam këtu përpara emrat të cilët ju si Radio Televizion i keni publikuar. Disa prej tyre ne veç i kemi në aktvendim për fillim të hetimeve dhe jemi duke vepruar. Ju e dini se edhe gjatë aksionit të 28 majit ne as kontrbandistët por as edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk arritëm ti arrestojmë të gjithë. Ne jemi duke i përfillur procedurat, sipas kodit të procedurës dhe të vijmë deri të arrestimi edhe i atyre personave të cilët i kemi pasur në listë”.

Prokurori Special, Hoxha kërkoi edhe një herë mbështetje publike institucianale e shtetërore që kjo hallkë e krimit dhe e kontrabandës në pjesën veriore të Kosovës të shkëputët rrënjësisht.

”Opinioni e di se çka ka ndodhë dhe çfarë është duke ndodhë në pjesën veriore të Kosovës. Ne si prokuri në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës jemi në veprim dhe nuk do të ndalemi në luftën kundër krimit të organizuar dhe me kontrabandën e mallrave të ndryshme të cilat përmes rrugëve ilegale po futen në Kosovë. Ne si prokurori kemi nevojë për një mbështetje institucionale, jo ndërhyrje politike por mbështetje. Shteti duhet të na i sigurojë kushtet që ti kemi duart e lira dhe të veprojmë”.

Hoxha vë në theks se duhet të rritet numri i policëve në Veri të vendit meqë sipas tij ato pjesë janë të pambuluara me policë