Deputetët e LDK-së, unikë për demarkacionin e kundër mocionit

Deputetët e LDK-së, unikë për demarkacionin e kundër mocionit

09 maj 2017 13:58

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij do të jetë unike për demarkacionin dhe kundër mocionit.

Beqiri ka thënë se asnjë deputetë i LDK-së nuk do të votojë kundër qeverisë së Isa Mustafës, kryetar i LDK-së.

“Marr parasysh rrethanat, jemi të bindur se Mustafa ka bërë punë të mëdha dhe vlerësimi është shumë i qartë, është vlerësimi se Kosova është vendi me rritjen më të madhe ekonomike në rajon, a i pëlqen kjo dikujt, në këtë rast opozitës, është çështje e tyre”, ka thënë Beqiri.

“Është e qartë se vendimmarrja duhet të jetë e përbashkët sepse jemi koalicion, nuk mund të ketë vendimmarrje të njëanshme. LDK-ja nuk ka votë kundër qeverisë, për këtë do të bindeni nesër”, ka shtuar ai.

Sa i përket demarkacionit, Beqiri ka thënë se LDK-ja do të jetë unike dhe nuk ka pranuar nëse ndonjë deputet do të votojë kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Kur t’i vije radha për demarkacionin LDK-ja do të jetë unike. Më unike se të tjerët që po thonë se i kanë votat. Së pari shkojmë me mocionin dhe ne dëshirojmë të besojmë që të respektohet marrëveshjet e koalicionit, të mos përkrahen mocionet e subjekteve opozitare”, ka thënë shefi i GP të LDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme