Nxënësit e shkollave të Gjakovës kanë prezantuar sot 28 libra për Bashkimin Evropian.
Prezantimi i këtyre librave është bërë për nder të 9 Majit, Ditës së Evropës. Numri i librave të punuar nga nxënësit përkon me numrin e 28 shteteve anëtare të BE-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto punime janë vlerësuar lart nga ministrja e Integrimeve Mimoza Ahmetaj dhe shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Shefja e EULEX-it e ka zëvendësuar në këtë ngjarje përfaqësuesen e BE-së Natalia Apostolova, pasi që ajo kishte shkuar në një takim me deputetët e LDK-së bashkë me ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie.
Ministrja Ahmetaj tha se rëndësia e kësaj dite për t’u festuar qëndron në vullnetin e qytetarëve dhe fëmijëve të Kosovës për ta parë Kosovën pjesë të familjes së madhe të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, vlerësoi punën e nxënësve dhe rëndësinë e kësaj dite duke thënë se Bashkimi Evropian është i etur që ta shoh Kosovën duke pasur sukses.
Dita e Evropës është një festë vjetore që kremtohet në shenjë të paqes dhe unitetit të këtij kontinenti, duke u kremtuar në mënyra nga më të ndryshmet nga shtetet e saj.