Arbëri

Thaçi, Veseli e Mustafa në takim lamtumirës me shefen e EULEX-it Papadopoulou

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, ku ka thënë se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer mes institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të rendit dhe ligjit të BE-së.

Sipas tij, ky bashkëpunim dëshmon se rrugëtimi i Kosovës do të jetë i koordinuar dhe bashkëveprues me autoritetet e BE-së me synimin që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovës.

Shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou, në takim lamtumirës gjatë ditës është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me shefen e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional.

është diplomate e lartë greke me përvojë të gjerë në Ballkan, e cila ka shërbyer edhe më parë në Kosovë si Shefe e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në vitin 2000.

Po ashtu, ajo ka shërbyer edhe si Përfaqësuese e Përhershme e Greqisë në Bashkimin Evropian në Bruksel, si dhe ka qenë drejtoreshë e përgjithshme për çështjet e BE-së në Ministrinë e Jashtme Greke gjatë presidencës greke të BE-së në vitin 2014.