Arbëri

Demarkacioni pas mocionit

Kryeministri Isa Mustafa nuk i është nënshtruar kërcënimit të partnerit kryesor të koalicionit, PDK-së, për mbështetjen e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë, në rast se Mustafa dhe LDK-ja që ai e drejton, paraprakisht, nuk do ta procedonin për ratifikim Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe fill pas dështimit të ratifikimit ta shpërndanin Kuvendin.

Demarkacioni nuk do të procedohet para seancës së mocionit, shkruan sot Koha Ditore.

Dërgimi para deputetëve i marrëveshjes së kufirit ishte planifikuar të bëhej të hënën, nëpërmjet një vendimi të Kabinetit qeveritar.

Por mbledhja e Qeverisë, e paraparë të mbahej në orën 10:00, është shtyrë pas një takimi të përbashkët që ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka pasur me kryeministrin Isa Mustafa dhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili e drejton PDK-në.

Palët aty janë marrë vesh që procedimi të ndodhë menjëherë pas seancës së mocionit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.