Arbëri

Xhudoja “zyrtarizon” tekstin e himnit të Kosovës

Descriptive Text

Kur e ka shpallur Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova është bërë edhe me himn të ri. Ndonëse pa tekst, kompozimi i Mendi Mengjiqit, është intonuar shumë herë edhe në momente që vendin e kanë bërë krenar.

Megjithëse ka kohë që qarkullon një tekst, me titull “O mëmëdhe i dashur”, si pjesë integrale e himnit të Kosovës, një gjë e tillë asnjëherë nuk është zyrtarizuar asnjëherë.

Por duket se sporti i xhudos, që me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakova, Loriana Kuka, e tash edhe me Flaka e Loxhën e Laura Fazliun, kanë ngritur lartë flamurin e Kosovës gjithandej, madje edhe në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka vendosur të shkojë një hap tutje.

Sot, në Bosnjë e Hercegovinë, derisa Laura Fazliu ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U21, është ngritur flamuri dhe është intonuar himni, derisa dëgjohet edhe teksti në prapavijë.

Nga ky aktivitet ka përcjell live në profilin e tij në Facebook, trajneri Driton Kuka. Ai ka shkruar: “Në BeH himni intonohet, edhe me tekst bile”.