Arbëri

Haradinaj: Kosova është pjesë e rëndësishme e procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi që Samiti i ardhshëm të ketë nikoqir Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, e bënë edhe më domethënës procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimorë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur respekt për homologun e tij nga Bullgaria, Boyko Borissov, për qëndrimin parimor ndaj Kosovës dhe të drejtës për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Ai ka thënë se Kosova është pjesë e rëndësishme e procesit të Berlinit dhe si e tillë rreshtohet krah aleatëve si vlerë e shtuar e integrimit të rajonit në BE, transmeton Koha.net.

Haradniaj tutje ka shtuar se njohja reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues, do të hapte perspektivën e vendit.

“E përkrah fuqishëm vizionin e Kryeministrit Borissov për një Evropë gjithëpërfshirëse, që shkon përtej mendësive të shekullit të kaluar, mendësi që kanë krijuar tragjedi dhe përjashtime. Pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse të familjes europiane, BE nuk do të jetë e plotë. Faleminderit Boyko”, ka shkruar ai në Facebook.