Arbëri

Një kushëri i dajave të kryeministrit Haradinaj në mesin e të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë

Descriptive Text

Eduart Brahimaj është në mesin e të arrestuarve për blerje të patentë shoferëve. Brahimaj, i cili është punësuar rreth një vit me parë në Ministrinë e Infrastrukturës në cilësinë e ekzaminerit, është kushëri i dajave së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga dy burime të ndryshme brenda hetuesisë Koha Ditore e ka konfirmuar që Brahimaj është njëri nga të arrestuarit.

Për Brahimajn pati raportuar “Koha Ditore” në marsin e këtij viti. Ai është punësuar në këtë pozitë pasi në Qeveri ka ardhur kryeministër Ramush Haradinaj. Megjithatë, atëkohë Brahimaj pati mohuar ndikimin e kryeministrit për punësimin në këtë pozitë. Pati thënë se ka ndjekur trajnime për pozitën që mban.

Lexo edhe: Nga 23 të arrestuarit për patentë shoferë, 16 janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

“Sa i përket procesit të punësimit, kam konkurruar në bazë të konkursit publik të hapur nga MIT,ku kam ndjekur trajnime e procedura për licencim, sikurse i kanë ndjekur dhe i janë nënshtruar të gjithë ata që janë të punësuar në këtë pozitë”, pati thënë ai.

Detaje të tjera mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.