Arbëri

Polici e përbashkët e Shqipërisë dhe Malit të Zi gjatë sezonit turistik

Nevoja për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, mashtrimin me kartat e kreditit dhe me shkëmbimin e parasë, falsifikimin e parave dhe dokumenteve personale dhe të tjera vepra kriminale, ka bërë që përfaqësues të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi të marrin veprime të përbashkëta gjatë sezonit të verës, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ardi Veliu, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljoviq, kanë firmosur të enjten, protokollin “Mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për vitin 2019”.

Në zbatim të këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi katër oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.8.2019.

Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)