Arbëri

Naser Osmani: Nëse prishet koalicioni, LDK nuk do ta njohë Thaçin president

Descriptive Text

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Osmani, ka thënë se në rast se prishet koalicioni ose votohet mocioni i opozitës, LDK nuk do ta njohë Hashim Thaçin si president.

Osmani në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kjo do të ndodh, pasi sipas marrëveshjes së koalicioni, është e precizuar qartë që koalicioni nuk duhet të përkrah asnjë mocion që rrëzon Qeverinë.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria është duke bërë përpjektë që sa më parë të procedojë demarkacionin në Kuvend.

“Tash janë duke bërë përpjekjet Qeveria, kryeministri edhe faktorë të tjerë që të shihet mundësia e procedimit të demarkacionit, qoftë para mocionit, qoftë pas mocionit prej Qeverisë. Prej neve nuk paraqet ndonjë shqetësim, kur ta procedon Qeveria, parlamenti besoj që do të merr vendimin e duhur që sipas rregullave të mbahet sa më parë mbledhja të cilën Qeveria duhet ta kërkoj si urgjente për votimin e demarkacionit “, tha Osmani.

Ai ka kujtuar kohën kur LDK-ja ka hy në koalicion me PDK-në, duke thënë se në rast se kjo marrëveshje nuk respektohet nga partneri i koalicionit PDK, atëherë LDK nuk do ta njeh Hashim Thaçin për president.

“Mbi bazën e kësaj LDK-ja ka votuar Hashim Thaçin president, ashtu siç kanë votuar edhe deputet e PDK-së për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër. Në rast të prishjes së kësaj marrëveshje, këtij koalicioni i cili në mënyrë precize paraqet se nuk duhet të ketë mocion dhe nëse kjo ndodh, atëherë LDK nuk do ta njeh as pozitën e presidentit. Nuk do ta njeh Hashim Thaçin si president dhe do të këtë një situatë të komplikuar në këtë relacion mes LDK-së dhe institucionit më të larët të shtetit. Konsideroj që kjo ikej prej përgjegjësisë, qoftë për shkaqe të cilat priten me ndodh për shkak të pakënaqësive të tjera apo për shkak që kanë rënë nën ndikimin e opozitës, konsideroj që do të ketë një moment tjetër të cilin do të kemi momentin e mos njohjes dhe mos pranimit të presidentit në kryerjen e detyrës së tij“, tha Osmani.

Ai tha se LDK-ja i ka votat për demarkacion, por që nuk ka informacione për partnerin në koalicion.

“LDK-ja i ka votat për demarkacion dhe besoj që deputetët e LDK-së duhet të jenë të përgjegjshëm dhe në nivelin e detyrës të ciline kanë marrë si deputet të LDK-së . Çdo deputet i LDK-së duhet t’i nënshtrohet çdo vendimi të partisë së vetë, sidomos të organeve më të larta që janë kuvendi, këshilli i përgjithshme dhe vendimeve të kryesisë dhe të grupit parlamentar të LDK-së. Nëse dikujt nuk i pëlqen, atëherë besoj që ka alternativa të tjera por vendimet e partisë janë vendime të cilat duhet të zbatohen, qoftë ai një deputet, qoftë një anëtar i tjetër i një strukture të LDK-së. Vendimet janë vendime të cilat merren me shumicë dhe duhet të respektohen, nuk e di a i kanë a nuk i kanë votat ata janë më të kujdesshme në deklarata publike, por në emër të tyre unë nuk jam në gjendje me fol”, tha Osmani.

Osmani ka thënë sido që të shkojnë zhvillimet, cila do Qeveri që vjen në pushtet do të kenë këtë model të demarkacionit.

“Nuk e dimë si do të votoj partneri, mocioni është i parashtruar prej opozitës që është normale që opozita gjithmonë kërkon që të ketë rrëzim të Qeverisë apo shkuarje në zgjedhje. Të shohim seriozitetin e partnerit për këtë koalicion, nëse ndodh që të votohet mocioni, atëherë duhet të përgatitemi për zgjedhje dhe t’i hymë garës. Të shohim si do të zhvillohet më tutje, një është e sigurt, çështjes së votimit të demarkacionit po kjo Qeveri apo Qeveria tjetër, apo ajo tjetra, kështu me radhë, cilido të jetë kryeministër do ta votojnë këtë demarkacion që është”, tha Osmani.

Marrëveshja LDK-PDK parasheh që koalicioni të mos votojë asnjë mocion të opozitës.