Pas izraelitit kapet edhe greku me pajisje të dyshuar përgjimi në Rinas

Pas izraelitit kapet edhe greku me pajisje të dyshuar përgjimi në Rinas

08 maj 2017 13:46

Një ngjarje e ngjashme me atë ku u përfshi një inxhinier izraelit pak javë më parë u regjistrua sërish në Rinas.

Një pajisje e dyshuar se mund të përdoret për përgjime iu sekuestrua një shtetasi grek, transmeton abcnews. Sipas burimeve zyrtare pranë prokurorisë mësohet se dje u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Dragunis, me detyrë inxhinier ndërtimi.

52 vjeçarit, banues në Greqi, iu gjet e bllokuar me cilësinë e provës materiale në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, një pajisje e dyshuar për përgjim. Pajisja dyshohet se ishte e ngjashme me atë që iu kap shtetasit izraelit, Yoram Frig, në fund të marsit të këtij viti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme